Meunier i zgjedhuri i Barcelonës për mbrojtjen

Meunier i zgjedhuri i Barcelonës për mbrojtjen

 Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes mbetet një ndër prioritetet e Barcelonës , pothuajse në çdo merkato.

Dëmtimi i Juan Foyth , lojtar që mbron ngjyrat e Villarealit ia ka ndryshuar objektivin drejtuesve, të cilët kanë zgjedhur  Thomas Meunier.

Sipas ‘ As ‘ , Xavi Hernandez  e shikon një alternativë cilësore për prapavijën dhe natyrisht i ka dhënë ‘’ Ok ‘’  transferimit të 30 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ .

S’duhet mënjanuar edhe Hector Bellerin i cili në shumë raste është tentuar nga ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët mbetën duarbosh pasi spanjolli vendosi për qëndrimin në ‘’ Benito Villamarin ‘’ .

Parashikohet se ky operacion mund të finalizohet për shifrën e 5 milionë eurove dhe sigurisht konsiderohet i mjaftueshëm dhe për më tej Barcelonës i mbetet të japë maksimumin drejt arritjes të objektivave të sezonit që lidhen me fitimin e titujve që mungojnë prej disa sezonesh në Katalunjë.

 

                  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy