U luajtën ditën e sotme 8 ndeshjet e kthimit, të vlefshme për Kupën e Maqedonisë.
Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në çerekfinale, pasi shkatërroi me shifrat 5-0 Renovën në shtëpi. U kualifikua edhe Shkupi për më tej, pasi mposhti minimalisht Tikves.
Struga mes shumë vuajtjesh dhe pas penalltive, ia doli të kalojë Borecin, pasi të dyja ndeshjet u mbyllën 1-1. Në çerekfinale u kualifikuan gjithashtu edhe Vardari, Pelisteri, Bregalnica Stipp, Sileks dhe Makedonija GP.
REZULTATET:



