Fiorentina nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri, pas largimit të Vicenzo Italiano. Klubi nga Firence, i besoi drejtimin e skuadrës teknikut Raffaele Palladino.
Puna e bërë te Monza, është pëlqyer shumë nga drejtuesit e Fiorentinës, që vendosën ta afrojnë Palladinon në stol.
40-vjeçari u shfaq i lumtur, ndërsa pas prezantimit deklaroi se do të përpiqet të bëjë më të mirën për klubin dhe tifozët.

Dua t’ju falënderoj që jeni këtu dhe gjej rastin të falënderoj Presidentin Commisso. Më bën përshtypje entuziazmi i tij i madh, pasioni i tij dhe vlerat e tij njerëzore.
Krenar, i emocionuar dhe i motivuar. Unë përfaqësoj një klub të lavdishëm dhe prestigjioz, me një histori të madhe. E kuptoj që kam ardhur në një kompani të rëndësishme.
Unë kam dhënë gjithçka, do të përpiqem të arrij qëllime të mëdha për këtë klub dhe t’u jap gëzim të madh këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm, ata gjithmonë më kanë habitur me pasionin e tyre. Do të përpiqem ta çoj Fiorentinën sa më lart.



