
Katër golat e shënuar nga Yeremi Pino në fitoren tenistike të Villarealit kundër Espanyolit nuk kanë kaluar pa marrë vlerësimin e ekipeve me emër .
Mesfushori 19 vjeçar ka rrëmbyer zemrën e ekipeve të elitës në Premier League dhe në këtë garë do të rivalizojnë Manchester City , Liverpool , Arsenali dhe Chelsea.
Në këtë histori duhet të vlerësohet maksimalisht edhe Unay Emery i cili ka ditur të shfrytëzojë potencialin e Yeremi Pinos duke e shëndërruar në një mundësi shumë të mirë për ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ gjatë merkatos për mbushjen e arkave pavarësisht se ky lojtar tashmë ka fituar respektin e tifozerisë së spanjollëve.
Paraqitjet e Yeremi Pinos s’janë anashkaluar as nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis Enrique i cili e konsideron një lojtar që mund ti japë shumë freksi mesfushës së ish kampiones së botës .
Pritet një garë shumë e vështirë dhe me të papritura sepse diferencat ndërmjet pretendentëve nuk janë shumë të mëdha dhe ja vlen për tu theksuar edhe pozicioni që do të kenë drejtuesit e Villarealit.
Merkatoja e verës do të startohet zyrtarisht në datën korrik dhe nuk përjashtohet fakti se Yeremi Pino mund të shëndërrohet në protagonist gjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për të ardhmen e çdo klubi .
Pavarësisht adaptimit të menjëhershëm dhe kontributit të vyer , Yeremi Pino ka dhënë rezultate edhe me shënimin e golave , dhe në 33 sfidat e deritanishme ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës duke e treguar se është një lojtar i kompletuar dhe e meriton vëmëndjen e marrë .



