Chelsea dhe Newcastle duel për Hazard

Chelsea dhe Newcastle duel për Hazard

Sulmuesi Eden Hazard konsiderohet ndër lojtarët me më shumë shanse për tu larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos vijuese .

Belgu është një ndër dështimet e ‘’ Galaktikëve ‘’ në vitet e fundit , fakt që e kanë përforcuar dëmtimet e njëpasnjëshme që se kanë lënë të ngrejë kokën . 30 vjeçari është shumë larg shkëlqimit me Chelsean  dhe tekniku Carlo Ancelotti ka preferuar aktivizimin e Vinicius Junior duke e anashkaluar krejtësisht nga 11-shja titullare.  

Por për lojtarë të kalibrit të tillë jo vetëm e tashmja  por edhe e kaluara merret në konsideratë dhe fati i ka trokitur përsëri në derë . Chelsea dhe Newcastle janë pretendentët që mendojnë se Eden Hazard ka akoma për të dhënë dhe do të përballen në një duel shumë të ashpër ndërmjet tyre .  

‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe bardhezinjtë duan ti japin një tjetër shans ishi-t të Lillës për të harruar përfundimisht eksperiencën më të dështuar në karrierë me një klub që është vështirë të arrihet në të tilla nivele .  

Mendimit se e ardhmja e tij mund të ndryshojë përfundimisht i është bashkuar edhe  portali ‘ Espn ‘ i cili ka konfirmuar  se zgjidhja më e mirë e Eden Hazard është ndërrimi i ambjentit sepse vijimi tek ‘’ Los Blancos ‘’ tashmë konsiderohet një fatkeqësi për sulmuesin . 

Në 3 vite në Madrid  Eden Hazard ka mundur ti shërbejë kryeqytetasve  në vetëm  52 ndeshje duke realizuar 5 gola dhe 7 asiste , statistika krejtësisht për tu harruar  .

E vetmja pikpyetje në këtë mes është se nëse Real Madridi do të veprojë me formulën e huazimit apo për shitjen përfundimtare për një lojtar që s’ka justifikuar aspak sakrificën e Florentino Perezit në merkaton e 2019- tës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy