
Trajneri Orges Shehi do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës, edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi bardheblu kë njoftuar rinovimin e kontratës me teknikun durrsak.
Shehit i skadoi kontrata në fund të sezonit dhe prej ditësh përflitej për një interesim të Shkëndijës, por Tirana e ka bindur trajnerin të qëndrojë.
Me zgjidhjen e çështjes së trajnerit, te Tirana tani ka nisur puna për Europën, ku kryeqytetasit do të kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.
Tirana do të luajë në eliminatoret e Conference League, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë.



