Trajneri, Ergys Luga ishte i ftuari i radhës në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, ku foli në lidhje me kampionatin shqiptar. Pyetjes nëse pas javës së 6-të, mund të kemi shkarkim të trajnerëve në Superiore, Luga tha se duke e njohur kampionatin, beson se kjo do të ndodhë. Gjithashtu ai foli edhe për VAR, ku tha se sasia e kamerave nuk është sa duhet.
“Shkarkim trajnerësh pas javës së 6-të? Unë jam i fushës së pankinës dhe nuk kam qejf ta diskutoj shumë, por duke e njohur kampionatin shqiptar, është normale që diçka e tillë të ndodhë.
Kishte shumë VAR në javën e parë. Pretendojmë të ecim përpara dhe do kishim kontestime që në javën e parë. Mendoj se ky është një nga investimet më të rëndësishme të FSHF. Megjithatë unë kam rezervat e mia për sasinë e kamerave. Nuk mjafton sasia e kamerave mendoj unë.”, u shpreh Luga.



