Armando Broja do të largohet nga Chelsea në këtë merkato vere, por ende nuk ka vendosur për skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
Një nga klubet që ndjek sulmuesin prej kohësh, është Evertoni. Anglezët janë në kërkim të një sulmuesi dhe në krye të listës kanë futbollistin shqiptar.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit kanë bërë hapa konkretë për Brojën, duke bërë një ofertë zyrtare prej 32 milionë eurosh.
Tani Chelsea ka në dorë të vendosë nëse do të pranojë ofertën, apo do të ketë pretendime të tjera. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.



