Bayern Munchen, ofertë për Moukokon

Bayern Munchen, ofertë për Moukokon

Transferimi i talentëve është shëndërruar në një prioritet për drejtuesit e Bayern Munchenit.

Gjermanët po monitorojnë prej kohësh Youssoufa Moukokon, i cili vijon të shkëlqejë tek Borussia Dortmundi.

Mënyra e lojës së 19 vjeçarit përshtatet me idetë e trainerit Thomas Tuchel, për të cilin drejtuesit nga Mynihu janë shprehur të gatshëm të investojnë 30 milionë euro.

Por s’duhet harruar se për golashënuesin edhe në Spanje do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ midis Real Madridit dhe Barcelonës duke qenë se progresi i Youssoufa Moukokos është evident në çdo sfidë.

Për kampionët në fuqi të Bundesligës interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ mund të rezultojë një pengesë për arritjen e objektivit, sidomos nëse i referohemi madrilenëve, të cilët njëkohësisht shquhen për potencialin në aspektin ekonomik.

Mbetet një garë e hapur, njëkohësisht emocionuese deri në fundin e merkatos së janarit për një ndër lojtarët më të spikatur jo vetëm në Gjermani por edhe më gjerë.

Në sezonin aktual, Youssoufa Moukoko është aktivizuar në 14 sfida me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ dhe numëron 3 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy