
Seozni i ri i kompeticionit më të rëndësishëm evropian, Uefa Champions League, do të nisë sonte me sfida që premtojnë spektakël që në start.
Padiskutim ndeshja për të mos u humbur është Paris SG-Juventus në orën 21:00, me francezët që e nisin si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut.
Deri më tani duket se trajneri Gatlier i ka futur në shina Messi-n, Neymar dhe Mbappe, ndërsa Juventus për këtë ndeshje të parë do vuajë mungesat e Pogba-s, Di Marias dhe Chiesa-s, ndërsa edhe Bonucci s’është në formë.
Allegri e ka cilësuar Paris SG si kundërshtarin më të fortë të mundshëm dhe pretendentin kryesor për trofeun.
Ndërkohë edicioni i ri i Champions League do të nis sonte, me ndeshjet Dinamo Zagreb – Chelsea dhe Borussia Dortmund – Copenhagen. Të dy ndeshjet e para luhen 18:45.
Në të njëjtin orar luajnë edhe kampionët në fuqi, Real Madrid, të cilët udhëtojnë drejt Glasgow, për ndeshjen ndaj Celtic.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo e kampionëve të Anglisë, Manchester City, të cilët kontestojnë tri pikë me skuadrën andaluziane, Sevilla.




