Shqipëria sfidon Çekinë, Baku: Lojtarët janë me këmbë në tokë, nuk është ndeshje deçizive

Shqipëria sfidon Çekinë, Baku: Lojtarët janë me këmbë në tokë, nuk është ndeshje deçizive

Kombëtarja shqiptare, do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, siç është ajo ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli gazetari i sportit, Ervin Baku.

Sipas tij, euforia është vetëm jashtë, pasi lojtarët janë me këmbë në tokë dhe të përqendruar te ndeshja.

Ne jemi ballkanas dhe nga natyra jemi euforikë. Mendoj se do jetë një përballje e vështirë. Euforinë e kemi ne jashtë, lojtarët janë më këmbë në tokë dhe të përqendruar dhe sot do të japin më të mirën, me qëllimin që Shqipëria nëse nuk fiton, të paktën të mos humbasë.

Baku deklaroi se ndeshja me Çekinë i ka të tre rezultatet brenda, ndërsa shtoi se nuk është deçizive.

Fati zakonisht ndihmon më të mirët. Shqipëria nuk është ajo skuadra e vogël. Edhe në Çeki, ne i dhamë leksion futbolli çekëve, pasi kur shënuam, kishim mundësinë të fitonim. Është një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda. Nuk është ndeshje deçizive, pasi ajo do të luhet në nëntor në Moldavi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy