Real Madridi vendos për Joselun

Real Madridi vendos për Joselun

Paraqitjet shumë të mira të Joselut me Real Madridin i kanë vënë në lëvizje drejtuesit të cilët sipas informacioneve të fundit janë shumë afër marrëveshjes për blerjen e kartonit, shifër e cila arrin 1.5 milionë eurot.

Spanjolli ka ditur të adaptohet mjaft shpejt në skemat e Carlo Ancelottit, duke i dhënë një armë më shumë ‘’ Galaktikëve ‘’ në metrat e fundit.

Edhe pse kryqytetasit janë në kërkim të një tjetër sulmuesi, 33 vjeçari beson se me aftësitë e tij do të ketë shanse për të treguar veten në vijimësi, tek një ekip në të cilin rivaliteti siç dihet është shumë i ashpër.

Në këtë rast Espanyoli do të humbasë një element cilësor por gjithsesi kur flitet për Real Madridin, për çdo lojtar aktivizimi me këtë skuadër është një privilegj.

Jo vetëm me ‘’ Los Blancos ‘’ por edhe me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’ Joselu ka zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe për të është një sukses për arsye se vijon të konsiderohet i rëndësishëm nga traineri Luis de la Fuente.

Në sezonin aktual, ish-i i Hannover numëron 5 gola në 16 sfida dhe vendimi i marrë nga ‘’ Los Merengues ‘’ flet qartë për vlerat e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy