
Merkatoja e verës po vijon me ritëm shumë të shpejtë, sidomos duke patur parasysh se jemi në ditët e fundit të saj.
E ardhmja e Vinicius Juniorit ka filluar të përflitet, lojtar i cili ka mbetur disi në prapavijë tek Real Madridi, skuadër të cilës i është bashkuar Kylian Mbappe gjatë kësaj periudhe.
24 vjeçari së fundmi është pretenduar nga një klub në Arabinë Saudite, në adresë të cilit ka mbërritur një superofertë.
Sipas ‘ El Chiringuitos ‘’ flitet për 500 milionë euro, e cila konsiderohet marramendëse, e shoqëruar me një kontratë prej pesë vitesh, nga e cila sulmuesi do të përfitojë 1 miliard euro.
Natyrisht një shifër e tillë është e vështirë për tu refuzuar, edhe pse Vinicius Junior ka rezultuar një ndër elementët më të spikatur tek ‘’ Galaktikët ‘’ në vitet e fundit.
Pa dyshim që për ishi-n e Flamengos do të jetë një periudhë reflektimi mbi vijimësinë sepse oferta të tilla janë të pazakonta në futboll edhe pse kur flitet për klubet në Arabinë Saudite konsiderohen normale.
Megjithatë, një diferencë e cila ia vlen të theksohet është se kampionati në Arabinë Saudite është shumë larg atyre në kontinentin e vjetër për sa i përket aspektit cilësor, por në lidhje me ofertat ka bindur shumë lojtarë që lanë gjurmë në të kaluarën në futbollin më kompetitiv në botë.



