
Pas pauzës prej dy javësh , sonte rikthehet La Liga , me ndeshjen e orës 21.00 Deportivo Alaves Granada.
Në ‘’ Mendizorroza ‘’ , ‘’ Los Babazorros ‘’ do të përballen me skuadrën e parafundit momentalisht , të cilët vinë pas humbjes në ‘’ Camp Nou ‘’ përballë Barcelonës, ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ barazuan kundër Getafes.
Situata është më e ndërlikuar për miqtë , të cilët medoemos duhet të arrijnë rezultate pozitive për të dalë nga gropa ku kanë rënë, pothuajse e njëjtë edhe për Alaves edhe pse është pesë pikë larg zonës së ftohtë.
Të shtunën do të zhvillohen katër sfida, ndër të cilat spikat Rayo Vallecano Barcelona në 14.00.
Katalanasit bënë detyrën javën e kaluar në shtëpi, për të cilët është e domosdshme fitorja për të vijuar me presionin ndaj Gironas.
Ndërsa Rayo Vallecano është shkëputur disi nga zona e Europës, skuadër që vjen pas dy barazimeve, kundër Real Sociedad në shtëpi dhe Real Madridit në transfertë dhe humbjes ndaj Gironas në ‘’ Las Vallecas ‘’.
Në 16.15 , në fushën e ‘’ Mestallas ‘’ zbresin Valencia dhe Celta Vigo.
Pas largimit të Gennaro Gatussos , bardhezinjtë janë përmirësuar disi me Ruben Barajan dhe konsiderohen kandidatë për pjesëmarrjen në Europë në sezonin vijues, edhe pse është ende herët.
Humbja 5-1 në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ishte një leksion për Valencian dhe njëkohësisht për Celta Vigon, skuadër që u mposht në ‘’ San Mames ‘’ nga Athletic Bilbao me rezultatin e ngushtë 4-3.
Edhe pse drejtohet nga Rafael Benitez, një trainer me shumë eksperiencë, ‘’ Los Celtistas ‘’ nuk po mundin ta ngrejnë kokën, të cilët janë të tretët nga fundi.
Pas tyre në 18.30 Getafe pret në ‘’ Coliseum ‘’ Almerian e vendit të fundit.
Një aspekt pozitiv për të besuarit e Jose Bordalas eshte se nuk njohin humbje prej 8 sfidash dhe janë vetëm gjashtë pikë larg Europës.
Kurse miqtë me kalimin e ndeshjeve po e përkeqësojnë situatën pasi kanë grumbulluar vetëm 3 pikë në 11 sfida dhe rrezikojnë seriozisht rënien në Segunda Division.
‘’ Los Azulones ‘’ vinë pas barazimit në transfertën e Granadas, ndërsa Almeria nuk mundi të bëjë asgjë kundër Real Sociedadit, risia e këtij sezoni në Champions League.
E shtuna përfundon me Atletico Madrid -Mallorca.
Kryeqytetasit renditen momentalisht në vendin e katërt, me 6 pikë larg Gironas.
Humbja kundër Las Palmas ishte një goditje e fortë për skuadrën e Cholo Simeones, e cila reagoi më pas me dy fitore , 6-0 kundër Celtic në Champions League dhe 3-1 kundër Villarealit në shtëpi.
Ishullorët janë ende në situatë kritike , të cilët vinë pas disfatës në ‘’ Benito Villamarin ‘’ kundër Betisit por gjatë pauzës dy javore mposhtën Boavistën në miqësore.
E diela fillon me Villareal Osasuna në 14.00.
Në ‘’ La Ceramica ‘’ zotët e shtëpisë do të tentojnë të hedhin pas krahëve luhatjet e kohëve të fundit, të cilët performojnë edhe në Europa League .
Renditja në vendin e 14-të tregon momentin jo të mirë të ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ e cila vjen pas fitores në raundin e dytë të Kupës së Mbretit kundër Zamoras në kohën shtesë, ndërsa në La Liga u mposht nga Atletico Madridi.
Skuadra nga Pamplona renditet dy vende më lart dhe vjen pas barazimit në ‘’ El Sadar " kundër Las Palmas.
Në 16.15, Real Sociedadi pret Sevillan. Andaluzët vinë pas derbit kundër Real Betisit në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’, i përfunduar me shifrat 1-1.
Në gjashtë përballjet e fundit , ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ numërojnë dy fitore, dy humbje , dhe dy të tjera kanë përfunduar në barazim por në sezonin aktual po zhvillojnë ndeshje shumë të mira, sidomos në Champions League.
Edhe pse mbeten edhe dy, nxënësit e Imanol Alguacil do ti zhvillojnë për statistikë , kundër Salzburgut në ‘’ Reale Arena ‘’ dhe Interit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, pasi ekipi nga San Sebastian e ka siguruar kualifikimin dhe vijon i 6-ti në La Liga.
Për Sevillan situata është ndryshe, pasi renditet e 13-ta, shumë larg performancave të së kaluarës por ka ende shans në Champions League, për të siguruar të paktën Play-offs në Europa League.
Pas tyre në 18.30 Cadiz mat forcat me Real Madridin në ‘’ Nuevo Mirandilla ‘’.
Skuadra e Sergio Gonzalez u mposht nga Getafe edhe pse në superioritet numerik dhe më pas fitoi një miqësore kundër Atletico Sanluquenos, ndërsa ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë ti bëjnë presion Gironas, të cilët shpartalluan 5-1 Valencian në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ajo e Carlo Ancelottit edhe në Champions League vijon të dominojë bindshëm në grupin C, me pikë të plota.
Në 21.00 Real Betisi pret në ‘’ Benito Villamarin ‘’ Las Palmasin.
Andaluzët momentalisht janë 1 pikë larg Europës, skuadër e cila barazoi me Sevillan , ndërsa në Europa League kryeson grupin C me 9 pikë në 4 sfida, por e presin dy të fundit, në Çeki kundër Sparta Pragues dhe në shtëpi kundër Rangersit.
Edhe ishullorët po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, momentalisht afër Europës , vetëm katër pikë larg Real Sociedadit.
Në katër sfidat e fundit nxënësit e Francisco Javier Garcia Pimientas kanë arritur tre fitore dhe një barazim, një prej të cilave në Kupën e Mbretit kundër Manacor.
Java e 14-të përfundon me Girona Athletic Bilbao të hënën në 21.00.
Katalanasit po surprizojnë me kalimin e çdo jave dhe në 13 sfida numërojnë 11 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Nën drejtimin e Michel, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ bënë detyrën në sfidën e kaluar në transfertën e Rayo Vallecanos, ndërsa vaskët mposhtën Celta Vigon.
Me ecurinë e deritanishme Girona konsiderohet kandidate potenciale për fitimin e La Ligas, skuadër e cila synon të ndryshojë historinë e Primera Division.
Edhe Athletic Bilbao ka rikuperuar ndjeshëm terren në lidhje me të kaluarën dhe momentalisht renditet në zonën e Europës, konkretisht në vendin e 5-të.



