Tirana ka mësuar kundërshtarin e mundshëm, për turin e tretë në Conference League. Në rast se bardheblutë kualifikohen në turin e dytë ndaj Besiktas, në turin e tretë do të përballen me fituesin e çiftit Zelejeznicar (Bosnje Herzegovina) – Neftçi PFK (Azerbajxhan). Gjithsesi kalimi i turit të dytë duket i vështirë për Tiranën, duke ditur se përballë kanë një skuadër me emër të madh, si Besiktas.



