Chelsea, arrin marrëveshjen me Geovany Quenda

Chelsea, arrin marrëveshjen me Geovany Quenda

 Në oret e fundit drejtuesit e Chelseat kanë hedhur një hap të suksesshëm.

 ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë firmosur me Geovany Quenda, një ndër më premtuesit e kontinentit të vjetër.

17 vjeçari në sezonin e parë me Sporting Lisbonën ka treguar një nivel mbresëlënës, i cili e meriton kalimin tek një ekip elite.

Todd Boehly do të derdhë në arkat e kryeqytetasve rreth 50 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, njëkohësisht e justifikuar nga ekstremi.

Geovany Quenda spikat për triblimet, shpejtësinë, element të cilët e ndihmojnë për të vënë në siklet çdo rival.

Në marrëveshje thuhet se ylli i portugezëve do të qëndrojë edhe një sezon në ‘’ Jose Alvalade ‘’ në cilësinë e të huazuarit dhe pastaj do të nisë një eksperiencë në ‘’ Stamford Bridge ‘’, tek një ndër ekipet më cilësorë në Premier League dhe Europë.

Sigurisht, lojtarit nga Guinea-Bisau i mbetet shumë punë për të bërë pasi rivaliteti tek Chelsea është tejet i ashpër dhe për të qenë pjesë e formacionit duhet të japësh gjithmonë maksimumin.

Momentalisht Geovany Quenda numëron 43 sfida, 2 gola dhe 8 asiste me kampionët në fuqi të Portugalisë, një ndër tre ekipet më të rëndësishëm të kësaj lige.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy