Grealish, afër largimit nga Manchester City

Grealish, afër largimit nga Manchester City

Ulje-ngritjet referuar rendimentit duket se ja kanë vënë pikën eksperiencës së Jack Grealisht në ‘’ Etihad ‘’.

Anglezi vijon të mos e bindë Pep Guardiolan dhe sipas ‘ Daily Mail ‘, drejtuesit kanë bërë me dije se janë të gatshëm ta negociojnë largimin e mesfushorit gjatë merkatos së verës.

Tek një ekip si bardhekaltërit nuk tolerohen gabimet pasi objektivi është përmirësimi i vazhdueshëm në çdo aspekt.

Edhe pse në të shkuarën, sidomos në sezonin 2022-2023 kur ishullorët u shpallën fitues të Champions Leagues 29 vjeçari ishte një ndër më të mirët, momenti që po përjeton nuk e favorizon aspak.

Drupal Ad

Flitet se krerët e ‘’ Qytetarëve ‘’ mund të negociojnë duke filluar nga ofertat më pak se 115 milionë euro për ishi-n e Aston Villas, i cili la gjurmë në ‘’ Villa Park ‘’ në të shkuarën.

Kjo fazë do të jetë shumë e rëndësishme për të qartësuar situatën dhe nëse s’ndryshon, e ardhmja fatkeqësisht do të jetë tek një tjetër ekip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy