Real Madrid zgjedh pasuesin e Zidanit, zyrtarizohet në stol trajneri italian

Real Madrid zgjedh pasuesin e Zidanit, zyrtarizohet në stol trajneri italian

Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti është trajneri më i ri i Real Madrid. Klubi spanjoll nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me teknikun italian. Ancelotti rikthehet kështu në stolin e madrilenëve, aty ku drejtoi nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Presidenti Perez, pas largimit të Zinedine Zidane, vendosi t’i besojë drejtimin e skuadrës një figure të njohur siç është italiani, i cili e njeh mirë ambientin dhe kampionatin.

Tekniku 61-vjeçar ka nënshkruar një kontartë deri në vitin 2024, teksa ditën e sotme ka arritur marrëveshjen me Evertonin për mbylljen e bashkëpunimit mes tyre.

Ancerlotti, njihet si një trajner fitues, i cili në vitin 2014, hapi një cikël fituesish te Reali, duke marrë trofeun e Champions League. Në karrierën e tij, italiani ka drejtuar skuadra të mëdha, si Milan, Bayern Munich, Chelsea, Paris Saint-German, Juventus, Napoli dhe së fundmi Everton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy