Sfida me Egnatian, Brdaric: Duam të realizojmë ëndrrën për titullin, na pret një ndeshje e madhe

Sfida me Egnatian, Brdaric: Duam të realizojmë ëndrrën për titullin, na pret një ndeshje e madhe

Trajneri i Vllznisë, foli për mediat, në prag të sfidës në “Final Four” me Egnatian.

Brdaric deklaroi se do të jetë një ndeshje e madhe, ndërsa synohet kalimi në finale.

Sipas tij, titulli kampion është një ëndërr dhe do të punojnë ta realizojnë.

Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të madhe. Të gjithë duam ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe gati për të bërë diçka të veçantë në jetën tonë.

Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale.

Jemi mirë në balancë. Kemi gjithë ekipin gati, ndjesia është e mirë. Të punojmë mirë në të dy fazat e lojës. Këto ditë kemi punuar për planin e mundjes së Egnatias. Shpresojmë të jemi të suksesshëm.

Duhet të jemi gati për luftë. Është ‘Final 4’, situatë e vështirë për gjithë ekipet. Nuk është e lehtë as për të luajtur për barazim, kështu që të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore.

Titulli? Është shumë mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët kanë ëndrrën e titullit. Le ta bëjmë për Vllazninë dhe gjithë tifozët. Jemi përpara objektivit të titullit. Nuk kemi kohë për të menduar, thjesht të përqendrohemi te ndeshja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy