Atletico në luftë për Digne

Atletico në luftë për Digne

Atletico Madridi s’do të ketë të ndalur deri sa t’ia plotësojë dëshirat trainerit Diego Simeone . Argjentinasi është futur në historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ pas disa trofeve të rëndësishëm që i kanë shëndërruar kryeqytetasit në një ekip tepër kompetitiv në Spanjë dhe Europë . 

Krahu i majtë i mbrojtjes së fundmi i ka shkaktuar  dhimbje të shpeshta koke ‘’ El Cholos ‘’ i cili është detyruar të aktivizojë Mario Hermoson apo  Yannick Carrascon në një pozicion jo natyral për ta dhe kërkon ti japë fund këtyre eksperimenteve dhe të ketë në  dispozicion një lojtar ideal për mbarëvajtjen e mëtejshme  .

Pas disa opsioneve , 51 vjeçari i ka hedhur sytë në ‘’ Goodison Park ‘’ ku preferon Lucas Dignen . Francezi i Evertonit  e ka provuar në të kaluarën eksperiencën në La Liga me Barcelonën por gjatë sezonit aktual nuk e ka bindur Rafael Benitezin dhe është drejt largimit nga  ‘’ The Toffees “.

Sezoni i kaluar me anglezët ishte një ndër më të suksesshmit në karrierën e Lucas Dignes të cilit i është ofruar një mundësi për të mbrojtur ngjyrat e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , skuadër që ja ka marrë dorën kampionatit spanjoll dhe i duhet më tepër këmbngulje në Champions League për ta shtuar për të parën herë këtë trofe  në vitrinë.

 Në rastin e një transferimi të mundshëm në ‘’ Wanda Metropolitano “ 28 vjeçari do të shëndërrohej menjëherë në titullar nëse Renan Lodi do të largohej në merkaton e ardhshme ose në të kundërt do të rivalizonte  me brazilianin për tu bërë protagonist i krahut të majtë të mbrojtjes . Lucas Digne vijon të demostrojë një nivel të dobët me skuadrën nga Liverpooli me të cilën numëron 15 ndeshje dhe 1 gol .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy