
Konyaspor është rikthyer te fitorja në kampionat, në Superligën turke, duke marrë vendin e dytë në renditje.
Në ndeshjen e luajtur ndaj Gozetepe, Konyaspor triumfoi në shtëpi me shifrat 3-0.
Në këtë ndeshje, ishin protagonistë edhe dy lojtarët shqiptarë, Sokol Cikalleshi dhe Zymer Byqtyqi.
Të dy këta futbollistë, shënuan nga një gol, në fitoren e skuadrës së tyre, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.



