Sezoni i ri, Allegri: Duam titullin, por Napoli është favorit

Sezoni i ri, Allegri: Duam titullin, por Napoli është favorit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë të kampionatit, atë ndaj Udinese.

Allegri deklaroi se synimi i Juventusit në sezonin e ri është titulli kampion, ndërsa shtoi se Napoli mbetet favorit.

Nga nesër nisin ndeshjet e vërteta, ato që kanë rëndësi. Skuadra ka shumë mundësi për t’u përmirësuar dhe dua që në muajin prill të jemi mes pretendentëve për kampionatin. Nuk e di nëse na bën mirë fakti që jemi jashtë Europës, e sigurt është se tashmë ndryshon mënyra e të punuarit. Të mos luajmë në Champions League na shkakton shumë hidhërim, por këtë duhet ta kthejmë në inat që në fushë të marrim rezultate pozitive dhe të rikthehemi në Europë nga sezoni i ardhshëm.

Favorit për titullin? Të parët janë kampionët në fuqi, Napoli. Pastaj, Inter, Milan dhe Lazio që kampionatin e fundit e mbylli në vend të dytë. Mbetet për t’u parë, por pas disa javësh do të kuptohet më mirë cili do të jetë trendi këtë sezon. Na duhet të përmirësojmë transfertat sepse sezonin e kaluar këtu është bërë diferenca. Kemi marrë vetëm 30 pikë jashtë fushës sonë, ndërsa Napoli mori 45.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy