Kategoria Superiore ka hyrë në gjysmën e saj më vendimtare, ndërkohë që Vllaznia përballë ka tre kundërshtarë: Dinamon, Partizanin dhe Egnatian.
Specialisti i futbollit, Apollon Haxhi, për "MCN Informacion" shpreh mendimin se katër ekipet e "Final Four" kanë potencial të ngjashëm, por ai e sheh Egnatian si ekipin më të favorizuar për t'u dalluar në aspektin kualitativ.
Në fakt, katër ekipet e “Final Foour” për momentin janë aty-aty. Për mua, duke i parë nivelin, merkaton dhe gjithçka që po ndodh, duket që Egnatia është më afër në kuptimin e kualiteteve.
Mirëpo, Dinamon e shoh një ekip me solid, Vllaznia ka lojtarë me eksperience, është e ndërthurur edhe me lojtarë të rinj.
Partizani ka për momentin një rënie pasi disa lojtarë i kanë ikur por ekipet janë aty-aty.
Specialisti i futbollit u ndal edhe te loja e ekipit të Vllaznisë, duke vlerësuar aspektet organizative të tij, por duke theksuar disa probleme.
Janë disa probleme në fakt, se Vllaniza është një ekip i mirorganizuar, ka një trajner ekspert pasi e kemi parë se çfarë teknike solli në Shqipëri, por duhet pranuar se ka një problem mental ose me deficencë fizike, sepse një pjese zhvillohet mirë në shumë ndeshje, një pjese tjetër lë për të dëshiruar.
Megjithatë, rezultatet i japin të drejtë trajnerit, sepse kur ke rezultate, edhe nëse loja nuk është perfekte, ajo që ka rëndësi është që ekipi ecën përpara.



