
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shfaq i zhgënjyer pas eliminimit të skuadrës së tij në turin e parë të Conference Leage, nga armenët e Ararat. Për MCN TV, Tetova deklaroi se rrogozhinasit u ndëshkuan nga episodet, teksa shtoi se ishin përgatitur edhe penalltitë, por ato janë çështje fati. “E kemi përgatitur ndeshjen edhe për penalltitë, sepse është një ndeshje. Ararat sot ishte një tjetër skuadër, nga ajo e javës së kaluar. Me pak kujdes, mund ta kishim arritur kalimin e turit. Reparti i mbrojtjes nuk ishte në ditën më të mirë, sepse jemi edhe të limituar në zgjedhje. Të gjithë kishim besim te kualifikimi. Ndeshjet nga episodet vendosen. Ne u ndëshkuam nga episodet. E kërkuam deri në fund kualifikimin. Penalltitë janë çështje fati.”, deklaroi Tetova.



