
Shqipëria fituar në përballjen me Islandën, me rezultatin 4-2. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” i ka dhënë kombëtares kuqezi epërsi që në nisje, për t’u mbyllur me avantazhin 4-2 brenda kohës së rregullt.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë kaluar dy herë në epërsi me golat e Dermakut dhe Hysajt, ndërsa islandezët arritën të shënonin dy herë me Sigurdson dhe Sigorthson. Minuta e 79 solli sërish avantazhin për Shqipërinë, falë një goli të Odise Roshit, një rezultat që u thellua 3 minuta më pas nga Cikalleshi.



