Victor Osimhen do të jetë mungesa e madhe e Napolit, për sfidën e parë ndaj Milanit, në çerekfinalen e Champions League.
Sulmuesi vuan prej kohësh një dëmtim, për të cilin ka punuar shumë në mënyrë që të ishte i gatshëm për këtë përballje. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta, lojtari nuk ia doli dot të jetë gati për Napolin.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis, i cili u shpreh se shpreson që ta kenë gati për ndeshjen e kthimit.
Victor nuk është në gjendjen më të mirë për të luajtur për fat të keq. Kështu ne shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e parë mes Napolit dhe Milanit do të luhet në “San Siro” këtë të mërkurë, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.



