Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Paranaense

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Paranaense

 Brazili prej vitesh është konsideruar një destinacion i pashmangshëm i skuadrave të njohura .

Ky shtet është një ndër prodhuesit më të mëdhenjë të talentëve në botë, arsye mëse e mjaftueshme për të investuar .

Sulmuesi Vitor Roque i Athletico Paranaenses vijon të tregojë se mund të  ketë fatin e shumë yjeve të cilët provuan veten në të kaluarën në Europë dhe në fakt për shërbimet e tij do të masin forcat Barcelona , Atletico Madridi , Arsenali, Paris St Germain , West Hami, Interi, Milani , Torino dhe Real Madridi.

17 vjeçari konsiderohet një sulmues shumë i rrezikshëm  dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘, ‘’ Los Cules ‘ janë një hap përpara për akordin me Vitor Roquen.

Në lidhje me të ardhmen golashënuesi ka shprehur dëshirën që një ditë të veshë fanellën e kuq e bluve por brazilianët pretendojnë 35-40 milionë euro për largimin e tij.  

Agjenti Andrey Cury gjatë një takimi me drejtuesit e spanjollëve e ka rikonfirmuar idenë e klientit të tij por siç dihet problemet e Barcelonës në lidhje me aspektin ekonomik vijojnë të jenë shqetësimi kryesor i drejtuesve edhe pse Vitor Roque është i përzegjdhuri i Joan Laportas për të shoqëruar Robert Lewandowskin në majën e sulmit në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy