
Milani është një nga skuadrat më aktive në Itali. Kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen për sulmuesin nigerian, Samuel Chukwueze. Ky i fundit vjen nga spanjollët e Villarreal, më arkat e të cilëve do të derdhen 20 milionë euro, plus 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Chukwueze ka mbërritur në Milano dhe i është nënshtruar vizitave mjekësore, teksa më pas do të firmosë edhe kontratën deri në vitin 2028. Përveç afrimeve, te Milani punojnë edhe për merkaton në dalje. Nga kuqezinjtë është larguar mbrojtësi Mateo Gabbia, i cili është huazuar për një sezon te Villareal. Ndërkohë pranë largimit është edhe Rebic, i cili është në bisedime me turqit e Besiktas.



