Futbolli gjerman ka humbur një kampion bote. Andy Brehme ka ndërruar jetë në Mynih si pasojë e arrestit kardiak në moshën 63-vjeçare, raporton “Bild”.
Kujtojmë që Brehme është konsideruar si një nga mbrojtësit më të fortë të brezit të tij, dhe mes ekipeve që ka luajtur ishte edhe Interi.
Brehme u transportua në urgjencën e klinikës në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por e humbi betejën me vdekjen.
“Me pikëllim të thellë njoftoj në emër të familjes se partneri im Andreas Brehme vdiq papritur dhe papritur gjatë natës pas një arresti kardiak. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha partnerja e Brehme, Susanne Schaefer , duke konfirmuar lajmin e hidhur.
Breheme do të mbahet mend veçanërisht për golin e shënuar për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimim në minutën e 85-të.
Ai ka qenë pjesë e ekipit kombëtar para dhe pas ribashkimit të Gjermanisë, duke regjistruar në total 86 paraqitje dhe duke shënuar 8 gola.



