Milan është rikthyer të komandojë Seria A falë fitores mahnitëse me shifrat 4-0 kundër Crotone-s.
‘Djalli’ në San Siro serinë e golave e nisi në minutën e 31 me Ibrahimovic, ndërsa do të ishte po suedezi që në pjesën e dytë dyfishoi shifrat. Sakaq ‘dopieta’ e Ante Rebic vulosi gjithçka.
Me këtë fitore Milan udhëheq Seria A pas 21 javësh kampionat me 47 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të dytë dhe 7 më shumë se Juventusi i vendit të tretë, por ‘zonja e vjetër’ ka një ndeshje më pak.



