
U luajtën ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 28-të, në Superligën e Kosovës.
Në 3 sfidat e ditës së sotme, u shënuan plot 12 gola, ku favoritët nuk zhgënjyen. Prishtina mposhti me vështirësi Malishevën, me rezultatin 3-2, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund.
Drita nuk e kishte të vështirë ndaj Feronikelit, të cilët i mposhti me shifrat e thella 0-5, me 4 gola që u shënuan që në pjesën e parë.
Sfida tjetër ishte ajo mes Ulpianës dhe Llapit, me këta të fundit që triumfuan 0-2. Përsa i përket renditjes, Ballkani vazhdon i qetë në krye të tabelës me 60 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësit e Dritës dhe Gjilanit, ndërsa Llapi mban vendin e katërt me 44 pikë.



