Objektivat e Pochettinos për merkaton verore

Objektivat e Pochettinos për merkaton verore

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm Mauricio Pochettino do të nisë një tjetër eksperiencë në Londër , këtë herë nën drejtimin e Chelseat .

Argjentinasi përpara kësaj aventure të re ia ka bërë të qartë drejtuesve se cilat janë objektivat në merkato dhe fillimisht ka deklaruar edhe se do të ketë largime nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Ishi i Tottenham Hotspurit është fokusuar në tre reparte , në të cilat e konsideron të domosdoshëm përforcimin, duke filluar nga kuadrati i bardhë.

Për portën 51 vjeçari preferon Andre Onanan , i cili është paraqitur shumë mirë me Interin , ekip i cili është rikthyer shumë i fortë në Champions League dhe është një hap larg finales së madhe. 

Një tjetër repart është ai i mesfushës dhe Mauricio Pochettino ka shprehur dëshirën e të paturit tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ një lojtar ofensiv .

Momentalisht emrat më të përfolur jane Mac Allister dhe Gavi, të cilët kanë bërë diferencën në sezonet e fundit, respektivisht tek Brightoni dhe Barcelona.

Edhe reparti i avancuar, ekzaktësisht qendra e sulmit mbetet një prioritet për Mauricio Pochettinon gjatë verës. Numri një i pankinës ka përzgjedhur Lautaro Martinezin, njëkohësisht bashkombasin e tij.

25 vjeçari nga Bahia Blanca e ka treguar tek Interi se mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim dhe tashmë pas 5 sezonesh në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mund të konsiderohet një emblemë tek zikaltërit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy