
Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, nuk ia doli dot të mbrojë titullin kampion në kategorinë IBO. Pas 12 raundeve, në fund triumfoi Dominic Boesel, duke i marrë shqiptarit titullin e kampionit në kategorinë gjysmë të rëndë.
Dy nga arbitrat i dhanë fitoren boksierit gjerman me rezultatin 115-114 dhe 116-112, ndërsa arbitri i tretë vendosi që fitues të ishte Krasniqi më 115-114. Ky rezultat ka lënë një shije të hidhur të Krasniqi, i cili u shpreh pas ndeshjes se ndihet i vjedhur.
“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.



