Islam Dudaev është kualifikuar zyrtarisht në finale, për medaljen e bronzit. Mundësi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike, do të synojë triumfin në finalen për vendin e tretë.
Sportisti kuqezi do të përballej me Retherford, por mundësi amerikan, nuk arriti dot peshën duke i dhënë mundësinë Dudaev të kualifikohet për në finalen e medaljes së bronztë.
Mundësi i Shqipërisë, tashmë pret të mësojë kundërshtarin me të cilin do të përballet në kategorinë deri 65 kg dhe në rast se fiton, do të merrte medaljen.
Kujtojmë se një ditë më parë, Shqipëria mori medaljen e parë olimpike falë Chermen Valiev, që triumfoi në finalen e vendit të tretë.



