
Situata e Jamal Musialas tek Bayern Munchen në kohët e fundit vijon të ndiqet me kujdes nga drejtuesit e Real Madridit. Gjermani vijon të mos e rinovojë kontratën me bavarezët, fakt që mund të konsiderohet asi nën mëngë për ‘’ Galaktikët ‘’ gjatë merkatos vijuese. 20 vjeçari është cilësuar nga ekspertët një ndër lojtarët më premtues dhe spanjollët besojnë në një marrëveshje, të cilët e konsiderojnë idealin për të formuar një dyshe perfekte me Jude Bellingham në mesfushë. Megjithatë, kryeqytetasit kërkojnë ti ‘ godasin ‘ bavarezët , të cilët pretendojnë edhe transferimin e Alphonso Davies në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , histori e cila nëse do të përfundojë në favor të Real Madridit , sigurisht kjo skuadër do të fuqizohej më tepër në pozicionet përkatëse. Në çdo sezon të ashtuquajturit ‘’ Los Merengues ‘’ janë pretendentë seriozë për të fituar ëdo titull dhe ecuria e deritanishme , në La Liga dhe Champions League e konfirmon më së miri këtë fakt.



