Një pikë larg Europianit, Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin të hënën

Një pikë larg Europianit, Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin të hënën

Kombëtarja shqiptare e futbollit, është shumë pranë kualifikimit për në Europianin e verës së ardhshme.

Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e radhës, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin.

Shqipëria nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar edhe programin mediatik dhe stërvitor për këto dy ndeshje të rëndësishme e vendimtare.

 

E hënë, 13 nëntor 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E martë, 14 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E mërkurë, 15 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E enjte, 16 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Zimbru’ ,ora 17:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Zimbru’, ora 18:00.

E premte, 17 nëntor 2023

MOLDAVI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau, Moldavi
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E shtunë, 18 nëntor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 12:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E diel, 19 nëntor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:15
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 

E hënë, 20 nëntor

SHQIPËRI – ISHUJT FAROE, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë./

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy