Juventusi insiston për dy objektiva

Juventusi insiston për dy objektiva

Dëmtimi i Paul Pogbas po i kushton shtrenjtë  Juventusit pasi francezi konsiderohet një domosdoshmëri për të ardhmen e mesfushës. 

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ përpara kësaj situate të ndërlikuar , ka reaguar menjëherë sepse është koshiente se mungesa e kampionit të botës me ‘’ Trikolorët “ mund  të ndikojë në objektivat e bardhezinjve gjatë sezonit vijues.

Kësaj  historie i shtohet edhe largimi i mundshëm i Arthur Melos i cili vijon të negociojë me Valencian dhe për ta zëvëndësuar italianët kanë menduar për Paredes.

Paris St Germain pretendon 30 milionë euro për argjentinasin por  torinezët po vlerësojnë edhe alternativa të tjera dhe sipas ‘ Tuttosport ‘’ nje nder to eshte  rikthimi i Miralem Pjanic.

Por boshnjaku nuk është i vetmi sepse Massimilliano Allegri konsideron se edhe repartit të avancuar i nevojitet një lojtar cilësor.

Duke marrë parasysh se blerja e kartonit të Alvaro Moratas momentalisht konsiderohet e papërballueshme, rekordmenët e Scudettos kanë menduar për Memphis Depay-n .

Synimi i Juventusit është huazimi i hollandezit por Barcelona ka nevojë për shitjen e lojtarëve për të përmirësuar aspektin ekonomik, fakt që e ndërlikon largimin e ishi-t të Psv Eindhovenit nga mitiku ‘’ Camp Nou ‘’ .

Gjithsesi italianët domosdoshmërisht duhet ti lëvizin me shpejtësi gurët për të formuar një ekip kompetitiv me qëllimin e rikthimit tek titujt dhe çdo ditë që kalon është shumë e rëndësishme në funksion të së ardhmes.

 

               

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy