Prioriteti i Chelseat në merkaton e dimrit

Prioriteti i Chelseat në merkaton e dimrit

Ecuria jo e mirë e Chelseat në javët e para të Premier Leagues është shoqëruar me një analizë të detajuar nga drejtuesit , të cilët tashmë kanë nxjerrë disa konkluzione. Fokusi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është tek merkatoja e dimrit, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për ti hedhur pas krahëve disfatat e të kaluarës. Për këtë arsye , traineri Mauricio Pochettino ka kërkuar transferimin e një qendërsulmuesi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për faktin se nxënësit e tij kanë lënë për të dëshiruar në metrat e fundit. Pronari Todd Boehly ka investuar fuqishëm për kryeqytetasit duke shpenzuar 1 miliard euro në dy merkatot e fundit por rezultatet ende janë larg pritshmërive. Në gjashtë sfidat e para në kampionat londinezët kanë grumbulluar vetëm pesë pikë , statistikë tejet e dobët për një ekip i cili aspiron fitimin e titujve në vijimësi. Kjo situatë konsiderohet ndër më të vështirat e Chelseat ndër vite , ekip që momentalisht është afër zonës që të dërgon në Championship.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy