
Një ditë para ndeshjes së parë të eliminatorëve të Botërorit “Katar 2022”, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës.
Trajneri Reja ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në prag të takimit nuk ka asnjë mungesë për shkak të dëmtimit, duke u koncentruar kryesisht në një seancë të plotë stërvitore, me theks të veçantë në aspektin teknik të ndeshjes.
Gjithashtu, kombëtarja dhe i gjithë delegacioni i janë nënshtruar testeve me tamponë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Shqipëria do të luajë nesër në transfertë ndaj Andorrës me ndeshjen që do të nisë në ora 20:45.



