
Mbrojtësi Girogio Chiellini, pritet të largohet nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni dhe drejtuesit kanë nisur që tani punën për të gjetur zëvendësuesin.
Sipas raportimeve të fundit nga Itali, thuhet se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, pëlqejnë shumë mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Angli dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.
Për të bindur Arsenalin, te Juventusi kanë menduar që të fusin në marrëveshje mesfushorin Arthur, që pëlqehet nga “Topçinjtë”.



