Conte opsion për stolin e Juventusit

Conte opsion për stolin e Juventusit

Situata delikate e Juventusit në Serinë A dhe  Champions League e ka vënë seriozisht në dyshim vijimësinë e Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Çuditërisht italianët kanë pësuar një rënie të theksuar duke iu referuar të dyja kompeticioneve të sipërpërmendura, dhe nëse i referohemi kampionatit , ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka grumbulluar 10 pikë nga 21 të mundshmet. 

Megjithatë presidenti Andrea Agnelli e ka mbështetur 55 vjeçarin i cili në të kaluarën i dha tituj shumë të rëndësishëm bardhezinjve .

Gjithsesi situata tek rekordmenët e Serisë A vijon kaotike dhe kanë filluar të qarkullojnë disa emra për drejtimin tyre.

Antonio Conte preferohet shumë nga Juventusi, drejtuesit e të cilit besojnë se me aftësitë e tij do ti liderojë drejt arritjes së objektivave  dhe favori i tyre është se traineri nga Lecce ende nuk e ka  arritur akordin për rinovimin e kontratës me Tottenham Hotspurin .

Nga ana tjetër , ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ ndihen me fat sepse Antonio Conte arriti ti kualifikojë për në Champions League dhe falë këtij suksesi siguruan për më gjatë qëndrimin e bomberit Harry Kane në ‘’ White Hart Lane ‘’.

 Nëse rikthehemi në retrospektivë , ky trainer i drejtoi juventinët  nga 2011-2014 duke fituar tre kampionate dhe sigurisht që drejtuesit ndjejnë një lloj entuziazmi kur bëhet fjalë për ish mesfushorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy