
Paraqitjet e Kvicha Kvaratskhelias po ia shtojnë me kalimin e çdo jave bindjet drejtuesve të Real Madridit për të nisur një tjetër ofensivë në merkaton e verës për mesfushorin.
Gjeorgjiani e ka ndihmuar Napolin deri në këtë moment për të qenë lideri i Serisë A dhe spanjollët po mendojnë një ofertë për yllin e ‘’ Il Partenopei ‘’ për ta larguar nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
22 vjeçari e ka treguar se meriton një skuadër elite dhe Carlo Ancelotti e konsideron një ndihmë për Karim Benzeman në metrat e fundit , pavarësisht se do të jetë e vështirë për ‘’ Galaktikët ‘’ sepse kontrata e Kvicha Kvaratskhelias me bardhekaltërit mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2027-tës .
Përpos këtij fakti duhet patur parasysh edhe fanatizmi i Aurelio Di Laurentis ndaj lojtarëve më cilësorë të Napolit dhe në rastin konkret manjati italian natyrisht do të pretendojë një shifër të konsiderueshme , e cila sigurisht do ti vërë ndjeshëm në vështirësi ekipet e interesuara.
Gjithsesi një largim nga Napoli do të ishte një sukses në karrierë për ishi-n e Rubin Kazan , sidomos nëse vendos për ‘’ Los Blancos ‘’ , ekip që vjen pas një tjetër suksesi, i cili fitoi Botërorin e klubeve.



