
Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet sfida e parë e “Final Four”, mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Një ndeshje spektakolare, ku të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për tu kualifikuar në finale.
Synimi është titulli kampion dhe për këtë arsye pritet ët jetë një sfidë e luftuar. Ndeshja luhet në “Air Albania”, ndërsa mund të ndiqni gjithashtu në ekranin e MCN TV.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Skuka, Bintsuka, Mba.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Vangjeli, Gërço, Janaqi, Rabiu, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.



