
Ecuria e shkëlqyer e Alejandro Grimaldos tek Bayer Leverkuseni po vëzhgohet me kujdes nga drejtuesit e Chelseat.
Londinezët, të ndërgjegjshëm se duhet të përforcohen në prapavijë ia kanë vënë syrin anësorit të ‘’ Aspirinave ‘’, i padiskutueshëm në skemat e Xabi Alonsos.
Prezenca e 29 vjeçarit i ka dhënë me shumë siguri mbrojtjes gjatë ndeshjeve, të cilin traineri i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e pëlqen, sidomos për arsye të inkursioneve të shpeshta drejt portave kundërshtare, të finalizuara me sukses.
Të paturit një vazhdimësi në krahun e majtë e ka shëndërruar në një ndër më të pretenduarit në kontinentin e vjetër dhe në vijimësi pritet një ofertë nga Todd Boehly për Alejandro Grimaldon.
Ndërkohë, largimi i mundshëm nga ‘’ BayArena ‘’ s’do të ishte vetëm një humbje për gjermanët por njëkohësisht do të theksonte një vështirësi në gjetjen e një zëvëndësuesi të denjë.
Një ofertë tunduese nga pronari amerikan mund ta ndryshojë rrugëtimin e ishi-t të Benfikës, ndoshta tek gjashtë herë kampionët e Premier Leagues.



