Milani nuk dorëzohet për Kessien

Milani nuk dorëzohet për Kessien

Drejtuesit e  Milanit vijojnë ti mbajnë të ndezura shpresat për të siguruar qëndrimin e një pike referuese të Stefano Piolit.  

Rinovimi i kontratës me Franck Kessien është shumë i rëndësishëm për funksionimin e mesfushës pavarësisht se kuqezinjtë akoma nuk kanë arritur të trifumfojnë në lidhje me këtë çështje jetike .Italianët kurrsesi s’mendojnë të dorëzohen sepse do të humbnin terren dhe vijojnë ta kenë parasysh peticionin  e ishi-t të Atalantës i cili ka kërkuar prej kohësh rritjen e rrogës por  xhepat e milanistëve nuk mund t’ia plotësojnë dëshirën .

Gjithçka sapo ka filluar për 24 vjeçarin sepse në prapaskenë janë Manchester United dhe Chelsea , skuadra të cilat ia ndëlikojnë objektivin Milanit sepse kanë shprehur gatishmërinë për ta mbyllur këtë kapitull dhe ta largojnë yllin nga Bregu i Fildishtë nga ‘’ San Siro ‘’.

Sigurisht futbolli ndër vite e ka dëshmuar se asgjë nuk është e pamundur por zvarritja e gjigandëve të Scudettos patjetër që shkon në dëm të tyre dhe i avantazhon ‘’ The Red Devilsat ‘’ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duke përfshirë  kandidaturën e mundshme të  ndonjë tjetër skuadre gjatë kohës për tu fuqizuar  me një lojtar të niveleve të tilla . 

Peshorja anon kundra Milanit por fakti se janë në rindertim e sipër mund të vlerësohet nga Franck Kessie për të mos i ndërprerë marrëdhëniet.  Protagonizmi  në mesfushë i ka dhënë shumë pikë karrierës së Franck Kessies,  klub që e ka bërë shumë të lumtur dhe një lojtar me vlera të jashtëzakonshme .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy