
Ecuria shumë e mirë e Brahim Diaz me Real Madridin i ka impulsuar drejtuesit e Milanit, të cilët do të tentojnë rikthimin në ‘’ San Siro ‘’ gjatë merkatos së janarit.
Spanjolli zhvilloi tre sezone me kuqezinjtë në të shkuarën, të cilët gjithmonë e kanë monitoruar.
Duke qenë se faza e dytë e sezonit do të jetë shumë e rëndësishme për çdo lojtar pasi mbeten edhe disa muaj për të nisur Botërori, eveniment që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.
Traineri Massimilliano Allegri e vlerëson 26 vjeçarin, tejet i shpejtë dhe teknik, i aftë për të vënë në vështirësi çdo rival.
Situata tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk e favorizon të ardhmen e tij dhe ‘’ Djalli ‘’ shpreson ta rikuperojë sa më shpejt dhe ndërkohë drejtuesit e tyre po e shqyrtojnë largimin e mundshëm nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Momentalisht opsioni ideal është huazimi i Brahim Diazit tek shtatë herë fituesit e Champions Leagues, i cili i njeh shumë mirë dhe mund të riadaptohet me lehtësi.
Natyrisht që objektivi i tij është aktivizimi rregullisht për të qenë në lartësinë e duhur pasi pretendon grumbullimin nga traineri i Marokut Walid Regragui.
Në sezonin aktual nxënësi i Xabi Alonsos numëron 1 gol në 13 sfida me ‘’ Los Merengues ‘’, shumë pak këto për të vijuar tek kryeqytetasit.



