Partizani vazhdon me përforcimet në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e radhës në skuadër.
Të kuqtë kanë firmosur me mbrojtësin shkodran, Marcelino Preka, i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Bylisit.
Në njoftimin e klubit të Partizanit, thuhet se Preka ka firmosur për 4 sezone.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Partizani njofton arritjen e transferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.



