Humbja me Tiranën rezulton fatale, Vllaznia largon trajnerin Plori

Humbja me Tiranën rezulton fatale, Vllaznia largon trajnerin Plori

Elvis Plori nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur largimin e teknikut 43-vjeçar.

Humbja e fundit me Tiranën, ka rezultuar fatale për teknikun shkodran, i cili u emërua në stolin e kuqebluve vetëm pak muaj më parë, pas shkarkimit të trajnerit Thomas Brdaric.

Më parë, Plori kishte mbajtur rolin e zv/trajnerit te Vllaznia, ku u afrua dy vite më parë. Dy javë para fundit të kampionatit, Vllaznia mban vendin e pestë me 49 pikë, teksa janë edhe në finalen e Kupës, aty ku përballë kanë Laçin.

Plori e drejtoi Vllazninë në 9 ndeshje, ku numëron 2 fitore, 3 humbje dhe 4 barazime. Në njoftimin e klubit shkodran, thuhet se palët u ndanë me mirëkuptim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy