Bayern në sulm për  Adeyemi-n

Bayern në sulm për Adeyemi-n

 E ardhmja e sulmuesit të Salzburgut Karim Adeyemi vijon të fitojë pikë .  19 vjeçari është shëndërruar në një ndër objektivat e Bayern Munchen , skuadër që synon rikthimin tek suksesi në Champions League pasi në Bundesligë dominon në mënyrë absolute prej shumë vitesh .  

Për këtë arsye bavarezët nuk kanë humbur asnjë moment dhe sipas gazetarit Ekrem Onur  kanë filluar bisedimet me drejtuesit e austriakëve për ti ofruar një të ardhme ndryshe Karim Adeyemit të cilët për këtë operacion kanë kërkuar 30 milionë euro . 

Potenciali i talentit gjerman është rritur në çdo ndeshje dhe  statistikat e tregojnë një gjë të tillë .  11 gola dhe 2 asiste në 16 ndeshje janë mëse të mjaftueshme për tu vënë në radarët e gjigandëve të Gjermanisë dhe një transferim i mundshëm në të magjishmin ‘’ Allianz Arena “  mund ti shërbejë për të pasuruar karrierën . 

Interesi i Bayern Munchen është vetëm piknisja e një rruge që parashikohet jo e lehtë për shkak të konkurrencës të Real Madridit , Barcelonës dhe Liverpoolit. 

Ky lojtar mund të konsiderohet shumë fatlum sepse ka arritur të zhvillohet shumë shpejt dhe patjetër që interesi i skuadrave në fjalë  e lartëson figurën e Karim Adeyemit .

 Duhet parë se si do të vijojë evolucioni i talentit të Salzburgut në ndeshjet pasardhëse sepse të tjera skuadra mund të futen në valle por duhet marrë parasysh  edhe përgjigjja e drejtuesve austriakë për perlën gjermane .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy