Të premten e 20 janarit, Juventusi u dënua me heqjen e 15 pikëve në renditje, për çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.
Por si funksionojnë plusvalencat në futboll që sollën dënimin e Juventuesit?
Në vitet e fundit, në futboll, janë falsifikuar dhe fryrë shifrat e lojtarëve, për të rregulluar bilancet e humbura. Klubet faktikisht, kanë nisur që të shkëmbejnë futbollistë me çmime që nuk rezultojnë imune me vlerën e vërtetë të merkatos së tyre dhe duke krijuar kështu artificialisht një sistem për të sjellë benefite kontabiliteti në bilancet e tyre.
Operacionet që sjellin më shumë dyshime, janë ato ku mes dy klubeve nuk bëhet shkëmbim parash, por bëhet shkëmbim lojtarësh. Dy lojtarët që kanë ndërruar skuadrën, më pas regjistrohen në bilancin e klubeve të reja me një vlerë të fryrë dhe në këtë mënyrë, klubet në fjalë i shtojnë bilancit të tyre një vlerë trashëgimore ekonomike, më të lartë se ajo që kishin më parë, ndonëse nuk kanë futur asnjë lloj likuiditeti pas kësaj lëvizjeje.
Këto lloj lëvizjesh zakonisht ndodhin mes futbollistëve të skuadrave të të rinjve, ose më saktë mes futbollistëve që nuk janë elitarë.
Për çfarë akuzohet Juventusi?
Në hetimin e quajtur “Prisma”, Juventusi akuzohet për plusvalencat (fitimet kapitale) për vitet 2018, 2019, 2020. Gjithashtu akuzohen për mashtrime në lidhje më pagat e lojtarëve gjatë pandemisë, në muajt mars-prill 2020 dhe 2021. Akuza tjetër është për faturat e komisioneve të agjentëve.
Në mars të vitit 2020, Juventusi njoftoi se kishte arritur marrëveshje me futbollistët, për të ulur pagat, për katër muaj ku nuk u luajt futboll. Juventusi deklaroi se gjatë katër muajve, kishte paguar 90 milionë euro paga për lojtarët, ndërsa në të vërtetë, është zbuluar se lojtarët kishin ulur rrogat e tyre vetëm për një muaj dhe jo për katër siç deklaroi klubi.
Në lidhje me këtë, akuzohen Agnelli, Nedved dhe Paratici, ndërsa Juventusi po hetohet si person juridik.
Çfarë rrezikon Juventusi?
Është shumë e vështirë të bësh parashikime se çfarë rrezikon Juventusi nga pikëpamja e drejtësisë sportive, në thelb për dy arsye: e para është se për momentin dimë vetëm strukturën e prokurorisë dhe jo atë të mbrojtjes , e dyta është. se diapazoni i sanksioneve të parashikuara nga Kodi i Drejtësisë Sportive është shumë i gjerë . Përsa i përket akuzës, siç dihet , ka dy pika : njëra ka të bëjë me plusvalencat (fitimet fiktive të kapitalit), tjetra me të ashtuquajturën manovër pagash.
Nenet referuese të kodit të drejtësisë sportive janë dy. E para, është neni 4, cili u imponon anëtarëve dhe klubeve "respektimin e parimeve të besnikërisë, korrektësisë dhe ndershmërisë në çdo marrëdhënie në çdo mënyrë që i referohet aktivitetit sportiv".
E dyta është neni 31, i cili rregullon shkeljet në çështjet menaxheriale dhe ekonomike. Në të dyja rastet, mosrespektimi i dispozitave të kodit parashikon sanksionet e renditura në nenin 8 për klubin shkelës duke filluar nga një paralajmërim në rënie, përmes gjobës dhe dënimit, por kujdes: në rast të shkeljes së nenit 4, rënie nuk parashikohet, dënimi maksimal është zbritja prej një ose më shumë pikësh në renditje.
Sanksioni i zbritjes në vendin e fundit në klasifikim dhe për rrjedhojë në kategorinë më të ulët parashikohet vetëm për shkeljen e nenit 31 dhe vetëm në rastin kur klubi " përmes falsifikimit të dokumenteve kontabël ose administrative ose nëpërmjet ndonjë të paligjshme tjetër, aktivitet ose evaziv, tenton të sigurojë ose të marrë pjesë në një konkurs në të cilin nuk mund të ishte pranuar në bazë të dispozitave në fuqi”.



